SPORT, 29 Gusht 2021, 16:17

E bujshme nga Turqia, ish-trajneri i Milanit gati të marrë drejtimin e skuadrës së portierit shqiptar

E bujshme nga Turqia, ish-trajneri i Milanit gati të marrë drejtimin e


Skuadra turke e Adana Demirsporit po kërkon të bëjë një goditje të madhe duke tentuar të afrojë trajnerin e njohur italian Vinçenzo Montela.

Montela është pa punë që prej dhjetorit të vitit 2019, dhe për momentin drejtuesit e skuadre turke po tentojnë të bindin trajnerin italian të marrë drejtimin e skuadrës të sapongjitur në Superligë.

47-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra italiane si Roma, Katania, Fiorentina, Sampdoria, Milani e Sevija duke e bërë një ndër trajnerët më me eksperiencë në Itali. Adana Demirspor u ngjit këtë sezon në superligën turke dhe  ka bërë merkato serioze duke afruar sulmuesin Mario Baloteli, ndër ta dhe portierin shqiptar të Kosovës, Aro Muriç.