SPORT, 29 Gusht 2021, 19:15

Depay bën Mesin, Barcelona triumfon mes vuajtjesh me Getafen

Depay bën Mesin, Barcelona triumfon mes vuajtjesh me Getafen


Barcelona ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 përballë Getafes në javën e dytë të kampionatit spanjoll.

Katalanasit e nisën vrullshëm ndeshjen duke shënuar vetëm pas 2 minutash lojë me anë të Serxhi Robertos pas një aksioni mjaft të bukur nga krahu i majtë. Por Getafe reagoi shpejtë, dhe në minutën e 19-të të takimit Ramirez vendosi baraspeshën pasi finalizoi një aksion fantastik të miqve.

Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të gjeti golin e dytë dhe të avantazhit me anë të Depaj. Kaq mjaftoi për blaugranasit pasi pjesa e dytë ishte pa shumë histori, me përjashtim të një goli të anuluar në dëm të Barçës në minutën e 83-të ku Arajuo ishte pozicion jashtë lojë.

Asnjë minutë për Rei Manaj nga trajneri Kuman i cili vazhdon të mos e aktivizojë në kampionat sulmuesin shqiptar që shkëlqeu me katalanasit në fazën përgatitore në verë.

FT| Barcelona-Getafe 2-1

 Serxho Roberto 2′, Depaj 30’/ Ramirez 19′