SPORT, 29 Gusht 2021, 12:54

U mundën nga Empoli, reagon Bonucci: Juventusi nuk është ai i djeshmi, koha për punë

U mundën nga Empoli, reagon Bonucci: Juventusi nuk është ai i
Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin teksa në dy ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë. Bardhezinjtë pasi barazuan 2-2 në ndeshjen e parë kundër Udineses, u mundën dje në Torino 0-1 nga Empoli. Pas humbjes së fundit ka reaguar Leonardo Bonucci. Mbrojtësi i Juventusit shkruan në rrjetet sociale. "Juventusi nuk është ai i djeshmi. Tani është koha për punë dhe rezultate’’ shkruan Bonucci në ‘’Instagram’’.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)