AKTUALITET, 10 Maj 2018, 22:26

Mustafaj: Erdogan ka vetëm dy miq  të afërt Putin dhe Edi Ramën.

Mustafaj: Erdogan ka vetëm dy miq  të afërt Putin dhe Edi

Ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj duke folur tek “Të Paekspozuarit”, u shpreh se Erdogan ka dy miq të fortë, Ramën dhe Putin. Sipas Mustafaj, Rama po kërcënon BE-në, me afrimin me Turqinë.

Mustafaj: Erdogan erdhi dhe kërkoi në parlament që të mbyllen shkollat e Gylenit në Shqipëri, por Rama nuk iI mbylli dot pasi ka pasur reagime të forta në parlament por edhe nga opinion publik. Sot dy miq  janë të Erdoganit, Putin dhe Edi Rama, Thaçi ende nuk ka arritur. Rama ka kërcënbuar BE, i ka bërë shantazh o na hapni dyeret, ose ne do shkojmë o në Rusi ose në Turqi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Erdogan me BE-në, ose na pranoni ose në kalojmë në drejtim tjetër.

Ndërsa analisti Andi Bushati deklaroi se problemet turke po transferohen në problem të shqiptarëve.

Bushati: Kur ne nga kryeministri i vendit shohim që një problem që është në Stamboll, mundohet të transferohet në Tiranë, dhe nëse kryeministri mban qëndrim se çfarë janë gylenistët, atëherë këtu kemi të bëjmë për transferimin e një problem turk në një problem shqiptar, kjo është gjëja e rrëzikëshme. Shqetësimi ynë është a ka rrëzik që ky konflikt të na vijë në Shqipëri, unë po ndjej shenja nga Edi Rama, që kërkon të na e sjelli atë konflikt në Shqipëri, ky është problem.

Teologu Ermir Gjinishi mbrojti qëndrimin pro Erdoganit, në grushtin e shtetit në Turqi.

Gjinishi: Në Turqi ka ndodhur një grusht shteti. Gjithë bota ka bërë deklarata të nesërmën që të gjithë kanë mbështetur qeverinë e zgjedhur ,por askush nuk ka thënë për gylenistët, por që ka pasur grusht shteti ka pasur./TPZ.AL/