AKTUALITET, 10 Maj 2018, 21:05

Polici: Nxirri....Shoferi: Po për kokën time nuk kam gjë…Arrestohet!

Polici: Nxirri....Shoferi: Po për kokën time nuk kam

Një drejtues mjeti tentoi të shpëtonte nga gjoba e policit, por përfundoi në qeli. Shoferi ka tentuar të korruptojë policin rrugor me 2000 lekë të reja, ndërsa ishte ndaluar për dritat dhe perdet në automjet.

Dialogu:

Polici: Drejtues mjeti, ke perde në makinë, shkon në Komision. Zoti drejtues i mjetit do shkoni në komision.

Qytetari: Si?

Polici: Hape pak dorën aty, hape dorën

Polici: Bjeri dokumentet të lutem, dokumentet këtu nxirri shpejt

Qytetari: Nuk kam gjë unë këtu…

Polici: Ke dokumente? Ngrihu në këmbë

Qytetari: Po për kokën time nuk kam gjë…

Polici: Ngrihu në këmbë

Polici 2: Çfarë ke aty poshtë asaj? Merre atë aty ore, merre

Polici 2: Dil nga makina, dil

Polici: Kë korrupton ti, punonjësin e policisë korrupton ti, e? Zotëria korrupton punonjësin e policisë në detyrë

Polici 2: Dil nga makina

Polici 2: Merre këtë (I drejton 2000 mijë lekshin qytetarit)

Polici 2: Merre edhe atë ta shoqërojmë me makinë (drejtohet me gisht nga pasagjeri)

Qytetari: Të lutem më fal

Polici 2: Ma jep mua atë (Ia merr kartëmonedhën)

Polici: 20-she në dorë, i the komandant? 20-she në dorë

Polici 2: E ndaluam për perdet dhe për dritat

NJFTIMI I POLICISE

Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, arrestohet për korrupsion, pasi i ofron 2000 lekë të reja policit, për t’iu shmangur penalizimit

Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje te tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:

• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera

• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë

• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)

• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm

• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional

• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor

Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:

6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi

1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike