AKTUALITET, 10 Maj 2018, 20:24

Anulohet shfaqja artistike në teatrin e Vlorës, shkak bëhet vizita e Edi Ramës

Vizita e parashikuar e Edi Ramës, të premten në Vlorë, ka bërë që të anulohet shfaqja “Senatori Fox”, e programuar për ditën e nesërme në teatrin “Petro Marko”.

Përmes një postimi në faqen e Facebook, Roland Minga shkruan se shfaqja anulohet për ditën e nesërme sepse “ ka dëgjesë publike”, ndërsa njofton se do të rikthehen të shtunën.

“Te nderuar ndjekes te teatrit “P.Marko”! Neser shfaqja anullohet. Ka degjese publike. Rikthehemi te shtunen dhe te dielen me “Senatori Fox” ne oren 19.30. Na ndiqni,jeni ju shpresa e fundit…”, ka shkruar ai.

32202711_443920012720158_7342115162217775104_n

32191807_443919959386830_1666773848621580288_n