AKTUALITET, 10 Maj 2018, 22:27

Digjet makina luksoze në autostradë, shpëtojnë dy të rinjtë

Digjet makina luksoze në autostradë, shpëtojnë dy të

Një makinë luksoze tip ‘Porsche Panamera’ u dogj mbrëmjen e sotme në fshatin Derven, në autostradën Thumanë-Kamëz.

Në makinë mësohet se po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi kur në një moment mjeti është përfshirë nga flakët.

Dy djemtë kanë dalë nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës.

[video width="480" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/1131886.mp4"][/video]