AKTUALITET, 14 Maj 2018, 15:55

“Burri më rrahu me rrip kur isha shtatzënë”: Aktorja e njohur turke shokon me deklaratën e fundit

Ceren Hindistan është aktorja e njohur turke, e cila vodhi zemrat e shqiptarëve me rolin e saj tek “Sulejmani i Madhërishëm” si “Zonja Ahsen”.

Në një deklaratë të fundit në lidhje me ish- bashkëshortin e saj, ajo shokoi publikun kur tha se ai e dhunonte edhe gjatë shtatzënisë.

“Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo kisha dalë nga dushi dhe isha vetëm me peshqir. Rashë në tokë dhe ruaja vetëm barkun”- është shprehur aktorja.

Ceren ishte e martuar me biznesmenin e njohur turk Umit Aslan, me të cilin u lidh në vitin 2014 dhe gjithçka përfundoi në vitin 2016, një vit pas lindjes së vajzës së tyre.