AKTUALITET, 14 Maj 2018, 16:33

Shkodër/ Breshëri plumbash ndaj një banese, autorët…

Shkodër/ Breshëri plumbash ndaj një banese, autorët…

Mbrëmjen e djeshme, në ora 22:45, disa persona kanë qëlluar me breshëri automatiku, në një banesë në Vaun e Dejës, në Shkodër.

Autorët qëlluan me breshëri ndaj banesës së shtetasit me inicialet Z.P., në vendin e quajtur “Qaf-Lac”, dhe më pas u larguan pa lënë gjurmë.

Policia njofton se ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë, por po punohet për idenfitikimin dhe kapjen e autorëve.