AKTUALITET, 13 Maj 2020, 22:55

Murrizi: PS nuk ka 84 votat për zgjedhoren, do të loboj fort që opozita të mos shitet si gjë e gjallë

Murrizi: PS nuk ka 84 votat për zgjedhoren, do të loboj fort që

Mazhoranca ka deklaruar në vijimësi se i ka votat në Kuvend për të kaluar reformën zgjedhore.

Por, deputeti Myslim Murrizi pas refuzimit të PD-PS për ndryshimin e sistemit zgjedhor këtë e sheh të pamundur.

Ndërsa deklaron votën e tij kundër, ai deklaron për Ora News se, do të bëjë të gjitha përpjekjet të mos ketë rrjedhje nga 39 votat e opozitës parlamentare.

"I kanë nga dosja "184", miliardat e eurove, koncesionet. PS ka 74 mandate, 1 është i partisë aleate 75, 3 të PDIU që kanë qeverisur nonstop me ta 78. Dy kanë vajtur nga LSI, 81. Nga i gjetën 84 këta?Nuk e votoj. Nuk është tryezë ajo (Këshilli Politik), ne kemi mandatuar deri në 30 qershor një komision për reformën zgjedhore ku unë bëj pjesë, ai është organ i ligjshëm.

Pse mblidhen këta ferrat, ashtu mblidhem dhe unë po marr ca shokë një nga PD, një nga LSI, një nga PS dhe po mblidhemi te Rogneri. Firmosin tre hajdutë tenderash, se kanë qenë tre Ministra këta, pa firma dhe vulë, suflerët dhe çirakët e tre kapove që sundojnë prej 12 vitesh sallën e parlamentit me të punësuar. Nuk e votoj, të ngrihet Bochardt, Soreca, Ambasada amerikane, kanadeze, suedeze, kush të ketë qejf. Nuk i votoj dhe do të loboj fort që kërto 39 firma të ruajnë dinjitetin e tyre nëse kanë moral dhe nuk shiten si gjë e gjallë.Çfarë do të votojmë, çfarë reforme është kjo?", tha Murrizi.