AKTUALITET, 13 Maj 2020, 22:38

Automjeti përplas motoçikletën në Elbasan, një person në gjendje të rëndë

Automjeti përplas motoçikletën në Elbasan, një person

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Godolesh të Elbasanit.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.