TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur sot për mundësinë e nisjes së sezonit të plazhit për këtë vit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Alimehmeti u shpreh se uji i detit e vret virusin dhe nuk mund të kremi frikë nga plazhi.
Po ashtu ai tha se dhe pishinat mund të përdoren, pasi sasia e klorit në ujë është shumë e madhe dhe vrejt jo vetëm viruset, por është dhe armik për trupin tonë.
"Uji i detit përmban kripë dhe jod që e vrasin virusin. Ata që nuk lejojnë qytetarët të futen në det, nuk e paskan kuptuar akoma natyrën e virusit. Edhe pishina nuk është problem. Në pishinë thjesht duhet pasur parasysh grumbullimi i njerëzve. Në pishina grumbullohen shumë persona”, u shpreh Alimehmeti.