AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 20:10

Murrizi: Nuk e djeg mandatin se nuk është dakord Amerika

Murrizi: Nuk e djeg mandatin se nuk është dakord Amerika

Myslim Murrizi, deputeti i Partisë Demokratike, i cili nuk ka firmosur për djegien e mandatit, sqaroi në rubrikën “Opinion” në News 24, arsyen pse e mori këtë vendim kundër Partisë Demokratike.

“Kam qënë konstant në vendimin tim. Nuk jam i bindur si një ish-student dhjetori që ky është vendim i përkrahur nga aleatët tanë që bënë të mundur rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, pra nga Amerika”.

Deputeti i qarkut të Fierit, sqaroi ndër të tjera se: “Nuk gjykoj që është vendim i konsultuar me Amerikën që e sollën PD në pushtet në 92. Shpresoj që ata t’i vënë fre këtij pushteti arrogant”,- tha Murrizi më tej