AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 17:22

Arrestohet nipi i bosit të mafias kataneze

Arrestohet nipi i bosit të mafias kataneze

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania. Në pranga kanë përfunduar Alfio Napoli 47-vjeç nipi i bosit historik të Luigi Miano, i njohur si ‘Jimmy’ dhe Vincenzo Piazza 43-vjeç.

Arrrestimi u bë në sajë të hetimeve të prokurës rajonale të antimafias të Katanias dhe seksionit të krimeve kundër pasurisë, për episodet e shantazheve nga segmentë të klanit “Curseti Milanese’ në dëm të pronarit të farmacisë.

Tg.com shkruan se farmacia ishte e detyruar të paguajë që nga viti 2009, përmes postës mujore, 200 euro në muaj.