TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti Edi Paloka, në një shkrim në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së këtij të fundit pikërisht për aksionin opozitar.(Lexo këtu)
Në një shkrim në rrjetet sociale, Paloka ka listuar fjalimin e Ramës dhe për të gjithë retorikën e përdorur nga kryeministri, ish deputetit ngre vetëm një pyetje retorike “Pse dridhej zëri dhe i merrej fryma, kur është i bindur se ka mbështetjen e popullit?
Mesazhi i plotë
“E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.
E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar , madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat , as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.
Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.
PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!”– shkruan Paloka.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme pas aksionit opozitar për të djegur mandatet, u shpreh se nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pasi logjika që të futen militantët në parlament nuk e njeh demokracia.
Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakoshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita.