TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një postim në rrjetet sociale për protestën e zhvilluar ditën e sotme para Kuvendit.
Berisha, gjithashtu shkruan se, Edi Rama nga tmerri i opozitarëve të jugut ka anulluar antimitingun që kishte njoftuar dhe organizuar në Gjirokastër.
Më tej, Berisha bën të ditur se si u largua kryeministri kur pa masën e madhe të revoltuar të protestuesve.
Postimi i plotë
Edvini ndryhet ne vrimen e miut!
Dite tjeter Fitoreje historike e popullit opozitar!
Te dashur miq, sot ishte nje fitore tjeter historike e popullit opozitar. Kjo sepse:
-Sot para palamentit te vrasesve, trafikanteve, perdhunuesve dhe hajnave u organizua protesta me e madhe ne ate shesh ne 29 vitet e fundit.
Sot ne kete cunam te vertet sovrani dogji vet mandatet e deputeteve te opozites dhe delegjitimoi perfundimisht parlamentin e narkoshtetit.
Sot sovrani opozitar ndryu Edvinin ne Vrimen e Miut.
-Ai, nga tmerri i opozitareve te jugut anulloi antimitingun qe kishte njoftuar dhe organizuar ne Gjirokaster. Nderim opozitareve te jugut qe i kallen daten frikacakut dhe e detyruan te anulloje takimin.
Edvini, pasi masa gjigande e popullit te revoltuar u drejtua nga sheshi para parlamentit tek ndertesa e kryesise se parlamentit, u largua me shpejtesi nga vendstrehimi ku ishte ngujuar se bashku me Gramoz Ruçin dhe ja mbathi ne tunelin e Rognerit, i cili te çon ne Pallatin e Kongreseve dhe nxjerr tek liqeni. Nderim popullit opozitar qe e ndryu Edvinin te menderosur ne vrimen e miut.
Revolucioni Demokratik drejt fitores! sb