LIFESTYLE, 18 Maj 2018, 18:03

Mungoi në koncertin e Irmës dhe të ‘DIVA”-ve! Çfarë ka ndodhur mes motrave Libohova?

Mungoi në koncertin e Irmës dhe të ‘DIVA”-ve!

Pallati i Koncerteve u pushtua të mërkurën, nga zëri i katër këngëtareve shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert si asnjëherë më parë.

Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës,këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë.

Gazeta “Blitz” ka zbuluar se ishte përfolur se Eranda do të zevëndësonte Enedën ose Besën në koncert, por një gjë e tillë është refuzuar nga organizatorët. Si pasojë e këtij vendimi, Eranda është distancuar nga çdo gjë që e lidhte me koncertin “Divat”.

Nuk e dimë nëse kjo është arsyeja e vërtetë e mungesës së Erandës në koncert sepse në fund, e vërteta qëndron te protagonistët e historisë.