LIFESTYLE, 18 Maj 2018, 17:52

Gianluca Vacchi jep me qira shtëpinë super luksoze në Sardenjë për çmimin e pabesueshëm

Gianluca Vacchi  biznesmeni italian më social dhe më i famshëm në rrjete sociale do të japë me qira vilën e tij në Sardenjë këtë verë.

Shtëpia quhet H2O dhe ngrihet në kodrën e Abbiadorit, në Kosta Smeralda.

Sipërmarrësi do të kalojë mbrëmjet e verës nëpër disko në të gjithë botën, duke filluar nga Ibiza dhe për këtë arsye ai ka vendosur të japë me qira vilën e tij të pabesueshme në Porto Cervo.

Kjo është një vilë e bardhë e madhe me pamje panoramike mbi gji dhe ka pishinën e ëndërrave që e rrethon. Çmimi fiks i qirasë është marramendës: 270 mijë euro në muaj.

Sigurisht, vila ka çdo gjë luksoze në dispozicion, nga palestra, banjot, si dhe pishina e madhe.

Por në çmim të qirasë përfshihen stafi i shërbimit dhe përdorimi i makinës së tij me shofer.