TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja sportive, Eva Murati, prej disa ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në lidhje me thashethemet se ajo dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare. Mirëpo e kontaktuar nga “Iconstyle.al” Eva i mohoi në mënyrë kategorike këto lajme duke thënë se janë “fake news”.
Ndërkohë që ende mediat ziejnë për historinë e saj të dashurisë me Genarin, Eva i ka befasuar të gjithë duke u shfaqur me një look të ri.
Në një foto të postuar në Instastory, ku moderatorja shfaqet në një club së bashku me disa nga mikeshat e saj, shihet ajo se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.
Nga fotoja duket qartë se Eva nga brune i ka bërë flokët me një nuancë me të çeltë, ngjyrë lajthi. Një ndryshim ky që është pritur mjaft mirë nga fansat e moderatores sportive.