LIFESTYLE, 18 Maj 2018, 10:07

Ku po e kalon ditëlindjen Marina? Vjollcat zbulojnë fotot nga festa speciale

Dita ka nisur që në mëngjes me Vjollcat dhe urimet për Marinën. Sot, motra speciale feston 28-vjetorin dhe e gjithë familja është angazhuar maksimalisht për t’i dhuruar biondes bukuroshe një festë speciale. Natyrisht, organizatori kryesor është bashkëshorti, Geti, i cili ka qenë ndër të parët që i ka shkruar një urim special mbretëreshës së tij edhe në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bi2rN-eFUox/?taken-by=ghettogeasy

Dhe pas tij, edhe gjysma tjetër e Marinës, Luana. Edhe ajo, duke ia zgjedhur fjalët motrës më të madhe, i ka shkruar një dedikim të ndjerë: “Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty, por as nuk dua ta imagjinoj! Gjithmonë bashkë gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë @marina_vjollca TË DUA”.

https://www.instagram.com/p/Bi33qZxns_J/?taken-by=luanavjollca

Pas urimit, motrat kanë filluar të postojnë edhe fotot nga festa… Me sa duket, Marinës i pëlqen që të çelë sezonin e verës çdo vit për ditëlindjen e saj. Nuk është hera e parë që Vjollcat mblidhen në jaht kur ka ditëlindje, por sa herë ndodh kjo, festa është gjithmonë unike.

https://www.instagram.com/p/Bi43ktDFK4H/?taken-by=marina_vjollca

Nga fotot e postuara nga vetë Marina, Luana, por edhe Geti, edhe kjo ditëlindje është fokusuar pranë detit. Perëndimin e diellit, çifti e ka regjistruar edhe në aparatët e tyre për ta ndarë më pas me miqtë në Instagram, nga të cilët kanë vërshuar urimet.

https://www.instagram.com/p/Bi4wDREF-hG/?taken-by=marina_vjollca

Veshja e Marinës, stili i saj, por edhe i Luanës gjithashtu, është përgëzuar nga të gjithë miqtë virtualë. Momentet që motrat kanë ndarë me njëra-tjetrën nuk kanë nevojë për komente. Marina është gjithmonë ku është Luana, por edhe kjo e fundit gjithashtu.

Edhe ky përqafim motrash ku dekor është perëndimi i diellit nuk ka nevojë për fjalë. Ditëlindje romantike, përqafime edhe më romantike mes Vjollcash.