TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mustafa Nano, i ftuar në emisionin "Open", ka shprehur habi se si është krijuar një ngarkesë e madhe emocionale tek disa qytetarët, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse sipas Muçit, kjo ishte një "ndërtesë e shëmtuar".
"Kam menduar se është krijuar një mitologji rreth asaj ndërtesë. Janë shprehur edhe intelektualë, të cilët për arsye që kuptohen, kanë ndjeshmëri ndaj traditës, më të madhe se timen, kanë respekt për historinë e ndërtesës. Unë nuk e kam atë ndjeshmëri.
Kjo është e diskutueshme, njerëzit që mendojnë se duhej prishur, mendojnë se ajo ndërtesë ishte e shëmtuar. Disa njerëz thonë se ka vlera arkitektonike. Unë s’jam arkitekt, por kam shprehur mendimin tim, ka peshë më pak se ata që janë ekspertë, por kam shprehur mendimin tim. Asaj ndërtese po i jepen ngarkesa të jashtëzakonshme. Pse Bazilika e Shën Pjetrit u prish? Ok ka 70 vjet, por ajo në qendër për shijet e mia, nuk ishte në harmoni me aksin e madh, ministritë. Ajo për mua e prishte harmoninë, ishte e shëmtuar", tha Nano.
/TPZ.al/