AKTUALITET, 18 Maj 2020, 21:23

Në mbyllje të protestës shoqërohet nga policia dhe merret në pyetje aktori i njohur, ja akuza

Shoqërohet nga policia dhe më pas lirohet aktori i njohur Ervin Bejleri. Ai është ndaluar në përfundim të protestëssë sotme pasi akuzohet se në protestën e djeshme ka sharë dhe ofenduar policët.

Pasi i është marrë deklarata në polici, aktori Bejleri është lënë i lirë.

Më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi lirimin e tij.

Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.

Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri. Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!”, shkruante Aleanca.