AKTUALITET, 18 Maj 2020, 19:15

Lulzim Basha: Fundi i Ramës do të jetë i shpejtë!

Lulzim Basha: Fundi i Ramës do të jetë i shpejtë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në përfundim të protestës së thirrur sot nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit se, fundi i tiranisë që ka krijuar qeverisja e kryeministrit Edi Rama do të jetë i shpejtë.

“Shpresa e Ramës se përmes frikës do të shuante energjinë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim mori fund. Shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, por është fillimi i fundit të tiranisë e teatrit që Rama ka luajtur shtatë vjet me shqiptarët, ekonominë, jetën, varfërinë, papunësinë, lirinë. Ky fund do jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.”.

Basha ka shprehur gjithashtu,gatishmërinë për t'i qëndruar premtimit, për ndërtimin siç ka qenë i Teatrit dhe çuarjen prapa hekurave e drejtësisë atyre që janë përfshirë “në natën e barbarisë”.

“Protesta sot tregoi se nisi një ditë e re shprese e besimi”, tha Basha.