TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si në të gjithë botën edhe në Francë vijon të ulen shifrat ditore të fataliteteve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 131 viktima, të cilët ndodheshin në spitale, në shtëpitë e të moshuarve dhe në institucionet për persona më aftësi të kufizuara.
Deri tani në vend janë viktimat nga koronavirusi kanë arritur në 28.239 ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.
Për herë të parë që prej fillimit të marsit, ka rënë numri i personave në terapi intensive duke bërë që të ulet dhe numri i të vdekurve. Aktualisht numri i personave që ndodhen në terapi intensive është 1998.
Franca që prej 11 majit ka hapur dhe shkollat pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.