TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të vërtet më së miri e shpalosë veprimi politik i Piktorit të ‘Rilindjes’, i cili ia doli që kritikat ndaj tij të mos duken si pasqyrim i mjerimit politikë që ka pllakosur Shqipërinë, por të tingëllojnë si inate personale ndaj madhësisë së tij ‘intelektuale’ e artistike. Dhe këtë e arriti sa nëpërmjet propagandës gebelsiane mediatike që përbuzte gjithë kundërshtarët e tij, poaq edhe i ndihmuar nga kritikët e tij që nuk merren me thellësinë e humnerës drejtë të cilës ai e çon popullin e vendin, por me dorën e vockël me të cilën zëvendësi i tij trupvogël e zhurmëmadh, mundohet që atij t’ia mbajë brekushet politike që të mos i bien e ti zvarriten nëpër këmbë.
Për mbijetesën politike të leninistëve injorantë në krye të BDI-së si dhe të bajraktarëve të ‘Klanit Pronto’, e të mendjemëdhenjve ‘Rilindës’ të Piktorit, merita të mëdha ka edhe paaftësia jonë që të shpjegojmë se jemi duke e jetuar diktaturën demokratike, në të cilën, për dallim nga ajo e Enverit kur to vrisnin pse e kaloje kufirin, në këtë të sotmen të 'vrasin' nëse je kundërshtar politik i pushtetarëve e nuk e braktisë vendin, dhe në të cilat diktatura, nuk kontrollohen të vërtetat që duhet publikuar, por gënjeshtrat që duhet thënë popullit.
Po pra, duhet pranuar se injorantët leninistë të BDI-së në Maqedoni, se shkelësit e shumë vlerave kombëtare të ‘Klanit Pronto’ në Kosovë dhe, kalbësit e shqiptarisë të ‘Rilindjes’ në Shqipëri, mbetën pranë grazhdit të pushtetit sepse edhe ne të ‘urtit’ e të ‘mençurit’, nuk e kuptuan se, ta luftosh nëntokën kriminale politike në pushtet, nuk do të thotë se je vënë në mbrojtje të ‘vrasësve’ nga radhët e partive opozitare, por se merresh me shpalosjen e të vërtetës se “Shqipërite’ tona të sotme janë shndërruar në varreza masive të ëndrrave rinore dhe të shpresave prindore se do mundë të pleqërojnë e të vdesin pranë fëmijëve që kanë rritur e shkolluar, por të cilët fëmijë thuajse nuk i deshti vendlindja.
Andaj mposhtja e ‘Klanit Pronto’ në zgjedhjet e tetorit në Kosovë, nuk ka te bëjë vetëm me fitoren e partive opozitare, por me ringjalljen e shpresës se Kosova mund të bëhet shtet për shqiptarët, e jo për ata që e sundojnë atë. Dhe andaj pra mposhtja e vëllazërisë leniniste në krye të BDI-së, do të thotë ngadhënjim i mençurisë dhe ndershmërisë mbi injorancën dhe pafytyrësinë. Po pra, ta luftosh e ta mposhtësh regjimin e sotëm në Shqipëri, do të thotë se e ke kuptuar që nga gjitha ‘Rilindjet’ që Piktori ua premtoi shqiptarëve, e realizoi vetëm atë që tani mundohet ta fsheh prej tyre – kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e Shqipërisë. Dhe prandaj pra, mposhtja e ‘Rilindjes’ së Piktorit do të thotë fitore e ndershmërisë dhe shpresës mbi nëntokën kriminale politike.
E në ndërkohë duhet sqaruar se thëniet e para një viti të autorit të këtij teksti, se edhe po ta hapësh frigoriferin të del Piktori dhe se, Kryeministri i Shqipërisë mbijeton politikisht ashtu si edhe Linda Morina në botën e muzikës - e që në ndërkohë u bënë ‘meme’ dhe përsëriten nga shumë kush si të ishin këngë popullore, që nuk u dihet autori - nuk kishin për qëllim vetëm të talleshin me drejtuesin e ‘Rilindjes’, por edhe të përqeshnin mendësinë politike se ‘qelbësirat’ e bashkuara të krahut tim politik, nuk do e qelbin dhe nuk do e kalbin Shqipërinë po aq sa edhe gropa septike e kundërshtarit tim politik. Mendësi të cilën e promovuan ata që për çdo natë debatojnë, thuajse vetëm sa për ta hutuar edhe më shumë popullin dhe, sa për t’ia mjegulluar atij të vërtetat politike që i jeton, ata pra që dinë çdo gjë, që nga ajo si ndikon seksi te mushkonjat e deri te ajo pse presidenti amerikan mbanë monedha njëzet dollarësh në xhepi e pasmë të pantallonave, por që kurrë nuk guxuan të shpjegojnë pse mbetëm me frigoriferë ku na paraqiten strategët politikë bythëcullak dhe, me ‘rapsodë’ popullor që këndojnë me prapanicë, e jo me gojë.