SPORT, 26 Shtator 2019, 15:55

‘Plas’ Skandali/ FIFA manipuloi votat për t’i dhuruar fitoren Messit, ja dokumenti!

‘Plas’ Skandali/ FIFA manipuloi votat për t’i dhuruar
Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019, ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me Virgil van Dijk ishin dy kandidatët e tjerë për këtë çmim prestigjioz të FIFA-s. Pak ditë pas ceremonisë, kapitenë dhe trajnerë të kombëtareve, kanë nisur akuzat ndaj FIFA-s, për ndryshim votash. Ishte kapiteni i Nikaraguanit, Juan Berrea, i pari që reagoi duke thënë se nuk ka votuar fare për ‘The Best’, ndërsa në procesverbalin e FIFA-s, vota e tij figuron e dhuruar për Lionel Messin. “Unë nuk kam votuar për çmimin më të mira të vitit 2019, dhe çdo informacion mbi votën time është i rremë”, ka deklaruar Barrea. Pas Barrea, është trajneri kroat i Sudanit, Zdravko Logarusic, që ka reaguar. Ai ka thënë se ka votuar për Mohamed Salah si lojtarin e parë, për të vazhduar me Sadio Mane dhe Kylian Mbappe, ndërsa në tabelën e publikuar nga FIFA gjithçka është ndryshuar.