TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk është normale ajo që ndodhi në Stade de France, pesë minuta para fillimit të ndeshjes, kohë kur është programuar sipas standardeve të UEFA-s të luhen himnet kombëtare të skuadrave që sfidohen. Një gafë e dyfishtë e francezëve organizatorë, që luajtën himnin e gabuar dhe më pas e korigjuan duke i kërkuar ndjesë kombëtares së gabuar…Skandal, ndaj dhe jehona e këtij incidenti në Paris bëri më shumë zhurmë, në mediat e huaja, se fitorja e Francës 4-1 përballë Shqipërisë…
Kush e di si janë ndjerë lojtarët kuqezi në mesin e fushës, kur kanë dëgjuar himinin që nuk ishte i tyre…? Pyetjes i jep përgjigje Gazzetta dello Sport: “Sytë e Strakoshës thonë gjithcka: “Djema ky nuk është himni ynë!”. Shqiptarët mbetën të palëvizur në mesin e fushës, të turpëruar e duke mos e besuar atë që po ndodhte, ndërsa në Stade de France luhej himini i Andorrës. Ky është përshkrimi që i bën gazeta më e madhe italiane incidentit.
Pas Marsejezës nuk u luajt Himni i Flamurit shqiptar, por “El Gran Carlemany”, himni i Andorrës. Futbollistët panë me shikime të helmatisura përgjegjësit dhe Shqipëria protestoi, duke kërkuar të luhej himni i duhur përndryshe ndeshja nuk do të luhej. Ky ishte edhe motivi i vonesës së startit. “Cështje krenarie” sipas Gazzetta.
France Football nuk mund të anashkalonte atë që ndodhi në Stade de France, pavarësisht se performanca e Francës në fushë ishte mbresëlënëse: “Gafa e madhe para ndeshjes” e parë në Twitter me komentet më pikante të tifozëve, që kanë mbetur të befasuar nga ajo cfarë panë në stadium, ku si për ti vënë vulën mendoi spikeri i Stade de France që ndjesën për himnin e Andorras ia kërkoi kombëtares së Armenisë.
Edhe Guardian i ka kushtuar vëmendje skandalit me himnin kombëtar të Shqipërisë: “Franca kalon lehtësisht Shqipërisë, pas turpërimit me himnin” titullon e përditshmja britanike. “Pjesa më negative e mbrëmjes, deri në momentin kur Sokol Cikalleshi shënoi me penallti në minutën e fundit, ishte para fillimit të ndeshjes. Në Stade de France u luajt himni i Andorrës dhe Shqipëria refuzoi të luante pa u korigjuar gabimi, duke e shtyrë ndeshjen 7 minuta”…
