SPORT, 15 Shtator 2019, 09:11

Edy Reja kujton puthjen e parë me gruan: Prita pesë muaj, nuk donte

Edy Reja kujton puthjen e parë me gruan: Prita pesë muaj, nuk donte


Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij jashtë fushës së futbollit. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi edhe se kur e ka njohur gruan e tij.

Trajneri shpjegoi se puthjen e parë e kanë shkëmbyer kur ka qenë 17 vjeç dhe se ka pritur 5-6 muaj që kjo gjë të ndodhë.

Sipas Rejas ajo ka qenë dashuri me shikim të parë pasi gruaja e tij ka qenë shumë e bukur.

Pjesë nga intervista:

Orinda Huta: Kur jeni njohur?

Reja: Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç.

Mendo pak: Në qershor festuam 50-vjetorin.

Orinda Huta: Pra, ishte dashuri me shikim të parë apo…?

Reja: E di… ajo ishte shumë e bukur. Kur ishte e re, se tani jo më (qesh) por edhe shumë e fortë në aspektin e karakterit. Ka qenë shpesh vendimtare në zgjedhjet e mia.

Orinda Huta: E mban mend puthjen e parë me Livian?

Reja: Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. sa e vështirë që ka qenë. M’u desh të prisja me muaj të terë, 5-6 muaj, derisa e putha.

Orinda Huta: Pse kështu?

Reja: Sepse ajo në fillim nuk donte. M’u desh që të këmbëngulja shumë që ta bëja të ndryshonte mendje. Kur u puthem, ishte data 17 Prill e vitit 1966.