AKTUALITET, 8 Nëntor 2025, 09:05

Reshje shiu në të gjithë vendin, borë në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Reshje shiu në të gjithë vendin, borë në disa zona, ja

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se e shtuna do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin.

Gjatë ditës, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas mesditës priten edhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, por përgjatë Ultësirës Perëndimore priten periudha më të shpeshta shiu me intensitet deri mesatar, si dhe episode shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1500 metra në verilindje, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë nga jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina mund të arrijë deri në 17 m/s, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2–3 ballë.