AKTUALITET, 7 Nëntor 2025, 14:41

Dyshohet se vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, arrestohet i riu në Elbasan

Dyshohet se vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si

Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, kapet menjëherë pas kallëzimit të pronarit të banesës, 31-vjeçari. Pas hekurave ra shtetasi Xh. M.

NJOFTIMI I POLICISE

Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, si dhe materiale në një magazinë, kapet menjëherë pas kallëzimit të pronarit të banesës, 31-vjeçari.

Disa nga sendet e vjedhura në banesë, 31-vjeçari i kishte fshehur te lokali që administronte.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 31 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, kur nuk kishte shtetas aty, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash, rast për të cilin pronari i banesës kallëzoi dje, në polici. Gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në këtë banesë;

-më datë 05.11.2025, ka vjedhur materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.