AKTUALITET, 7 Nëntor 2025, 17:00

Plagosja e shqiptarit me armë në Venecia, arrestohen dy persona

Plagosja e shqiptarit me armë në Venecia, arrestohen dy persona

Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 33-vjeçar kosovar janë autorët e dyshuar të tentativës së vrasjes së një bashkëkombasi në një shkëmbim zjarri të ndodhur midis 19 dhe 20 prillit të këtij viti, në parkingun e supermarketit “Pam”, në Spinea të Venecias.

Për këtë arsye, Karabinierët Italianë ekzekutuan një urdhër paraprak paraburgimi kundër dy të huajve të identifikuar nga hetimet e kryera pas ngjarjes.

Disa muaj më parë, dy të dyshuarit akuzohen se sulmuan brutalisht një tjetër shqiptar në parkingun e “Pam”, duke e qëlluar me armë dhe plumbi e plagosi në pulpën e këmbës.

Sipas hetimeve, sulmi ishte kryer për arsye banale, por hetimet janë ende në proces. Zyrtarisht deklarohen motive të dobëta dhe të xhelozisë, informon media italiane.

Pak para ngjarjes, i plagosuri dyshohet se ka ngacmuar partneren e 33-vjeçarit kosovar.

Ky i fundit, me ndihmën e 37-vjeçarit shqiptar, u përpoq ta gjente “ngacmuesin” dhe t’i jepte një “mësim”. Përplasja përfundoi në plagosjen me armë, por pa viktima.