TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 48-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Krujës, pasi kërcënonte me levë hekuri bashkëshorten e tij. A.E akuzohet për veprën penale të dhunës në familje.
“Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia.