AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 10:03

Gjendet një trup i pajetë në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit në Korçë, dyshimet e para

Gjendet një trup i pajetë në ish-zyrat e Kombinatit të


Një trup i pajetë është gjetur sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.

“BalkanWeb” raporton se trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.

Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.

52-vjeçari ishte i vetmuar dhe flinte në zonën ku është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.