AKTUALITET, 18 Mars 2021, 22:15

Fushata elektorale/ Ervin Goci: Opozita gabon që fokuson vetëm Ramën, krijon idenë e një "super heroi"!

Fushata elektorale/ Ervin Goci: Opozita gabon që fokuson vetëm

Aktivisti dhe pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV.

Goci ka komentuar fushatën e opozitës, duke evidentuar si problematike faktin se Rama është në qendër të kësaj fushate, duke krijuar idenë e një "super heroi".

"Rama refuzon të ketë dialog me cdo lloj individi, strukture, institucioni, e ka si show personal. Qoftë virtualisht, edhe institucionalisht, ka qenë mjeshtë që e ka ndërtuar. Vetëm muajt e fundit, i alarmuar, kam dëshirën që në komunikim publik të mos kemi një triumfator. Opozita e ka gabim që bën klipet me Ramën në mes. Kjo krijon idenë e një super heroi, e krijojnë vetë. Çdo gjë “Rama ik”. Cfarë motivi i jep njerëzve? Indirekt, bëhet fushatë për Ramën", deklaroi Goci.