LIFESTYLE, 7 Prill 2019, 12:23

FOTO/ Stilisti i famshëm martohet me ish-modelin: Dua ta jetoj jetën

Stilisti i famshëm amerikan Marc Jacobs ka kurorëzuar dashurinë me ish-modelin, Char Defrancesco.

Në ceremoninë e organizuar në New York ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur publikë si, Kate Moss, Naomi Campbell, Rita Ora, Gigi dhe Bella Hadid.

55-vjeçari Marc dhe Char Defrancesco janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin dhe fotoja është bërë virale me shpejtësi.

“Unë jam 55-vjeç dhe po martohem. Është një kapitull i ri për mua. Unë dua ta jetoj jetën siç më pëlqen mua!”- ka pohuar stilisti i njohur për “TMZ”.