LIFESTYLE, 4 Maj 2019, 22:52

Modelja shqiptare në krah të gazetarit italian në “Mediaset”, bën menjëherë për vete publikun (FOTO+VIDEO)


Alba Vejseli është modelja shqiptare, e cila është zgjedhur në rolin e rolin e “Madre Natura” ( Nëna Natyrë) në spektaklin televizionit “Ciao Darwin 8”.

Ky program drejtohet nga gazetari i njohur italian, Paolo Bonolis, çdo të premte në “Canale 5” të “Mediaset”.

Për Albën kanë shkruar mediat italiane, ku thonë se ajo ka një trup mjaft të bukur dhe elegant. “1 e 74 cm e gjatë, sy blu, flokë gështenjë dhe e veshur me bikini, ashtu siç e kërkon roli i saj si “Madre Natura”. Me shikimin e saj dhe format trupore, Alba Vejseli ka bërë menjëherë për vete publikun italian e veçanërisht meshkujt”, shkruajnë mediat vendase.

https://www.youtube.com/watch?v=4UDIyzT8-jw

Gjithashtu bëhet e ditur se ajo që kur ishte fëmijë ëndërronte të bëhej modele dhe me kalimin e kohës dëshirën e saj e bëri realitet. Alba ka punuar me disa marka mjaft të njohura si dhe ka patur bashkëpunime të ngushta me kompanitë e kozmetikës.

Ndërkohë “Ciao Darwin” është nga spektaklet më të suksesshëm të “Mediaset”. Personazhi i ‘Nënës Natyrë’ me anë të globit-tokë që rrotullohet zgjedh konkurrentët e dy skuadrave të garojnë në lojëra argëtuese mes tyre.