TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali.
Fatmir Myftari, përgjegjës i karburant Kastratit në qendër të Vorës në një bisedë telefonike me Dosja.al pranoi se Ismaili ishte pompist në këtë stacion, si dhe rrëfeu se ai ka qenë atje deri para dy ditësh.
“Qazim Ismaili është punonjës i këtij karburanti. Ka punuar këtu për shumë kohë si pompist. Deri para dy ditësh ai ka ardhur rregullisht në punë. E morën për në Itali dhe u largua”, -tha Myftari për Dosja.al.
Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali.
Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.