TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku kardiolog Edvin Prifti ka fituar në Apel të drejtën për të dhënë mësim në universitetin publik të Mjekësisë.
Ndërkohë e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut vazhdon të mbetet e pezulluar deri në përfundim të hetimeve.
Dhjetë ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit.
Sipas SPAK duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave vendosi sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të mjekut. apo subjekteve tregtare në pronësi të tij në shumat:
• Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.
• Sekuestrimin e shumës 177.497 Euro,” thuhej në njoftimin e dhjetë ditëve më parë.