AKTUALITET, 26 Maj 2021, 10:24

Luiggi Soreca: Pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Luiggi Soreca: Pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luggi Soreca ka dhënë sërish qëndrimin pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë qëndrimin e BE-së, Soreca bën thirrje që zëri i komuniteteve të ekspertëve të mjedisit dhe i qytetarëve të dëgjohet.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa.

Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet,” shkruan Soreca në reagimin e tij.