AKTUALITET, 26 Prill 2020, 08:17

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”, Rama u përgjigjet akuzave të PD-së për tenderat

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”,


Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për tu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me tenderat.

Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

“Mirëmëngjes?

nga unë, Luli dhe shokët e tij???♂️?”, shkruan Rama.

Në video një pjesë e madhe është shkëputur nga deklaratat e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë. “Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete.

Pjesë e kësaj video është një pjesë nga një deklaratë e Abielajt, i cili thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro.

Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar të prekur me koronavirus 712 persona dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën