AKTUALITET, 30 Maj 2021, 21:56

Ministri shkoi në Athinë, Turqia lëshon avionët mbi hapësirën greke

Ministri shkoi në Athinë, Turqia lëshon avionët mbi

Greqia akuzon Ankaranë se edhe sot, ditën që ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu nisi vizitën në Athinë nuk i ndali provokimet. Autoritetet greke deklarojnë se Turqia kreu sot 51 shkelje të hapësirës së tyre ajrore.

“Konkretisht, 4 aeroplanë spiunë turq CN-235 si dhe 6 helikopterë kryen 51 shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë.

Të gjithë avionët turq u identifikuan dhe përgjuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në përputhje me praktikën e vendosur” thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

Mevlüt Çavuşoğlu nesër do të takohet me kryeministrin grek në Athinë pas pritjes nga homologu Nikos Dendias, ndërsa çështjet që ndajnë palët janë të shumta, kryesorja kufiri detar.