AKTUALITET, 30 Maj 2021, 18:14

Ishte ngarkuar me kanabis, kapet trafikanti shqiptar në Greqi, shokët i shpëtojnë policisë

Ishte ngarkuar me kanabis, kapet trafikanti shqiptar në Greqi, shokët


Një shqiptar është arrestuar në Janinë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata u pikasën nga policia duke transportuar në krah 34 kg kanabis në zonën pyjore mes maleve, pasi e kishin futur nga Shqipëria, sipas medieve greke.

Njëri nga trafikantët u prangos, ndërsa dy të tjerët janë arratisur duke i shpëtuar ndjekjes

Lënda narkotike ishte e ndarë në 29 pako.