AKTUALITET, 30 Maj 2021, 17:14

Lulzim Basha: Pas përfundimit të garës për kreun e PD, do të nisim betejën për rrëzimin e regjimit

Lulzim Basha: Pas përfundimit të garës për kreun e PD, do


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Has, Basha u shpreh se pas përfundimit të garës për kryetar partie synimi është beteja për të rrëzuar regjimit.

“Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë.

Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjësuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet.

Në momentin që arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpresës, atëherë detyra jonë patriotike është të bëjmë gjithçka për tia shkurtuar ditët. Dhe ne e dimë si bëhet kjo, asnjë parti tjetër politike nuk e ka në genin e vet, në ADN e vet teknologjine e rrëzimit të regjimit përveç Partisë Demokratike.

Ndaj Edi Rama e di këtë dhe nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë, aq më pak nuk do që ta vazhdojmë bashkë. I kanë rënë përtokë katër pyka që na i kishte futur për të na përçarë deri me 25 prill. Kishte investuar boll në ato 4 pyka.

Ia thyet ju, ia thyen demokratët, ia thyen shqiptarët. Iu rrëzuan si këto kuti kartoni njëra pas tjetrës. Tani këtë garë të brendshme që na e dikton statuti dhe rregullat që ne sigurisht e vlerësojmë si një thesar të familjes tonë politike, përkundër asaj që na thonë jemi një parri e hapur, një parti e debatit, një parti e garës kërkon të na e kthejë kundër duke përdorur një disavantazh që është real, një disavantazh real të cilin unë e kam paralajmëruar në Këshillin Kombëtar që ditën e parë që u mor vendimi pë këtë garë. Dhe ky është disavantazhi apo reziku që një garë e brendshme statutore mundet që përmes shpërfilljes së asaj që këmi ndërtuar bashkë, ekziston pra rreziku që dorëzimi para atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo siç e dini të gjithë ju masakër zgjedhore kundër Shqipërisë dhe kundër demokracisë të çojë në një përcarje në gjirin e demokratëve. Unë këtë nuk do ta lejoj e nuk do ta pranoj kurrë dhe ju bëj thirrje po kështu edhe ju të mos e lejoni e të mos e pranoni. Sepse nuk ka nevojë t’ju jap unë shembuj, secili prej jush mund të vijë në këtë foltore e t’i tregojë. Se çfarë kanë 25 prilli e keni parë me sytë tuaj, i keni shenjat e betejës, i mbani me vete, ju, familjet tuaja, demokratët  e Hasit anembanë”, u shpreh Basha.