TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në lagjen Alla të fshatit Zgosht të Librazhdit banojnë 30 familje. Shumica janë të moshuar. Një 77 vjeçare thotë se është e varfër dhe po jetojnë në banesa shumë të degraduara. Nuk ka mundësi ekonomike për ti riparuar.
“Është prishur, shih si kanë dalë muret. Mos pyet si jetojmë, shpirti na i di si jetojmë. Me pensionin jetoj, 12 mijë lekë”.
Vështirësitë shtohen kur dalin nga dera e shtëpisë. Kanë vite që nuk kanë ujë dhe rrugë për të qarkulluar lirshëm. “Fshati ka shumë nevoja, rruga, uji i vaditjes. Që në ’39 nuk ka bërë njeri rrugë”.
Ndërsa një tjetër banor shpreson se mbase me nisjen e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit mund të bëhet dhe rruga. “Sipër në dimër bllokohen makinat. Na thanë që do i hidhnin beton rrugës po s’u bë.
Uji ka marrë rrugën e ardhjes, kanë futur tubat, rrugën thonë se do e bëjnë kur të mbarojë ujësjellësi”./ Abcnews