AKTUALITET, 24 Mars 2020, 23:17

Ministri i koronavirusit e merr vesh shpalljen e fatkeqësisë natyrore në ‘Opinion’

Ministri i koronavirusit e merr vesh shpalljen e fatkeqësisë natyrore


Arben Ahmetaj është emëruar nga kryeministri Edi Rama ministri përgjegjës për përballimin e situatës me koronavirusin në Shqipëri.

Një detyrë e tillë nënkupton që zyrtari i qeverisë duhet të jetë më i informuar, pas kryeministrit, për aktet ligjore dhe pjesën e operacioneve financiare për përballimin e situatës.

Por edhe pse shpallja e gjendjes së fatkeqësisë është botuar në fletoren zyrtare, ministri e mori vesh këtë akt ligjor në emisionin ‘Opinion’ në gazetari Blendi Fevizu.

Video më poshtë tregon momentin kur ministri u informua për vendimin e qeverisë ku bën pjesë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/16E6yYWiqZmTVyqGO3pZ_24_509a941a2b310f859af8eb75271dc695_video_360p_converted.mp4"][/video]