TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, e mbështet mbajtjen e seancës plenare në Kuvend nesër ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Grenell e ka shpërndarë postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social Twitter ku Kosnett tha se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë.
“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.
"
Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.
Ndryshe, shtetet e BE-së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocioni i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë. /Express/