AKTUALITET, 12 Maj 2018, 10:47

Historia e familjes shqiptare/ Nga kushtet e mbijetesës, tani me shtëpi të re (VIDEO)

Te gjithe e kujtojne historine e trishte te familjes Sorra, transmetuar dy muaj më parë ne emisionin “Stop”.

Kushtet e kesaj familje, ne Kashar te Tiranes, ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë. Sot ai nuk jeton me, por historia e dhimbshme e treguar ne Stop, u ka ndryshuar jeten bashkeshortes dhe tre femijeve, te cilet kane nje shtepi te re e te ngrohte.

Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, i cili degjoi historine e kesaj familje, iu pergjigj menjehere thirrjes se Fundjave Ndryshe per te rindertuar shtepine e familjes Sorra. Fale ketij donacioni dhe gjesti bujar tashme tre femijet dhe nena e tyre ndodhen ne nje shtepi  te re, te ngrohte dhe me kushte shume te mira jetese.

Humbja e babait, eshte e pazevendesueshme per ta, por solidariteti dhe afersia njerezore qe ndjene keto dite prane tyre, do t’ua lehtesoje sadopak dhimbjen.

“Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!”, u shpreh kryefamiljarja. Ndërsa Samir Mane tha: “Duke parë emisionin “Stop” dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmoj sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!”

Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.