TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, kanë vizituar Burgun e Shënkollit, ku kanë diskutuar për forcimin e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e standardeve të trajtimit për personat që vuajnë izolimin.
Vizita vjen në kuadër të një plani të përbashkët masash të hartuar nga dy Ministritë, në përgjigje të rekomandimeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Institucionet kanë hedhur bazat ligjore për ngritjen e një Institucioni Mjekësor të Posaçëm, ndërsa vijojnë procedurat për investimin në infrastrukturën e re. Deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e tij, po punohet për kalimin e përgjegjësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore në IEVP Lezhë nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, kjo e fundit po mbështet institucionin me mjekë psikiatër, ekzaminime laboratorike dhe imazherike, konsulta specialistike, si dhe trajtime spitalore e ndërhyrje kirurgjikale përmes Spitalit Rajonal të Lezhës dhe QSUNT-së.
Procesi është pjesë e reformës për integrimin e kujdesit shëndetësor në burgje në sistemin publik shëndetësor.