AKTUALITET, 2 November 2026, 10:09

Trishtuese/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori e aktori i njohur! Humbi betejën me sëmundjen e rëndë

 

Trishtuese/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare

Regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur në faqen e “Instagram”-it, Eja në Teatër, ku shkruan se “sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë”.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit dhe regjisorit Gjergj Mena.

Për shtatë vite me radhë, ai drejtoi me dashuri e përkushtim festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”. Përmes punës së tij, qindra  të rinj e të reja u afruan me skenën dhe mësuan ta duan teatrin.

Shfaqja “Yerma”, vepra e tij e fundit, u prit me shumë sukses dhe dëshmoi edhe një herë ndjeshmërinë e tij artistike. Ajo do të mbetet një prej gjurmëve të rrugëtimit të tij, si edhe një frymëzim për të rinjtë që do të ndërtojnë teatrin e së ardhmes.

Sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.  Qofsh i dritës, Gjergj”, shkruhet krahas fotos së Gjergj Menës.

41-vjeçari do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë në orën 14:00 në Sharrë.

Trishtuese/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare