TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike kthehet sot në Komisionin e Ekonomisë për t’u bërë pjesë e diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale.
Në komisionet e tjera vazhdon e njëjta qasje si javët e kaluara, nga një përfaqësues i PD-së që mban qëndrim dhe më pas largohet.
Sot në mëngjes ka pasur mbledhje të Kryesisë së grupit, që ka vendosur rikthimin te "Ekonomia' me kapacitetet maksimale të deputetëve!
Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komisioneve parlamentare.
Pas diskutimeve u vendos që tek Ekonomia të jetë një pjesëmarrje e plotë e të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa në komisionet e tjera të shkojë vetëm nga një përfaqësues.